×
  • Sport
  • Sport

    Sane flet pas stërvitjes së parë me Bayernin

    Reporteri
    14 Korrik 2020 | 9:18

    Leroy Sane tha se ai ishte “i lumtur” për të qenë te Bayern Munich pasi kreu seancën e tij të parë stërvitore që nga kalimi në klub.


    Bayern ndau fotografi në llogaritë e tyre në rrjetet sociale me Sane që stërviti të hënën. i cili shihej duke punuar së bashku me shokun e ri të skuadrës, Niklas Sule.

    Gjermani iu bashkua kampionëve të Bundesligës nga Manchester City në një marrëveshje me vlerë 60 milionë euro këtë muaj, duke nënshkruar një kontratë pesë-vjeçare.

    “Ishte shumë mirë”, tha Sane gjatë videos së shkurtër, përcjell lajmi.net.

    “Ishte një grup i vogël për stërvitje me Niklas Sule, por ishte mirë të ishe përsëri në fushë, duke përfunduar seancën time të parë këtu në terrenin e trajnimit”.

    “Unë thjesht jam i kënaqur që jam këtu”, vazhdoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!