×
  • Sport
  • Sport

    Sarri mbetet i shtangur, Sassuolo e ndal Juventusin në “Torino”

    Reporteri
    01 Dhjetor 2019 | 14:26

    Para pak çastesh ka përfunduar takimi ndërmjet Juventusit dhe Sassuolo duel ky në kuadër të xhiros së 14’të në Seria A.


    Djelmoshat e Sarrit nuk arritën të marrin më shumë se një barazim me Sassuolo në “Torino”, shkruan Reporteri.net.

    Edhe pse shënuan të parët përmes Bonuccit në minutën e 20’të, ata nuk arritën që ta përmbysin rezultatin, pasi që Sassuolo u treguan të matur dhe shënuan dy herë në portën e Buffon.

    Ndërkaq, kur po mendohej se takimi do të mbyllej me fitore për Sassuolo, në skenë doli Ronaldo, i cili nga penalltia realizoi për rezultatin përfundimtar 2:2.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!