×
  • Sport
  • Sport

    Sarri shkëput kontratën me Juventusin për Fiorentinan?

    Reporteri
    30 Tetor 2020 | 8:26

    Maurizio Sarri raportohet se është pajtuar për ta shkëputur kontratën e tij me Juventusin me mirëkuptim, duke e liruar atë për ta drejtuar Fiorentinën


    Trajneri u shkarkua në gusht, pavarësisht se e fitoi Skudetton në sezonin e tij të parë në drejtim të saj dhe ende ka kontratë me bardhezitë.

    Fillimisht ai kishte refuzuar që të negocioi shkëputjen me marrëveshje të dyanshme, duke detyruar Juventusin që t’ja paguajë pagën.
    Sipas Tuttosport dhe Sky Sport Italia, ka pasur bisedime intensive sot dhe dje dhe shkëputja shpejt pritet të bëhet zyrtare.

    Gazeta me bazë në Torino ka shkruar se Sarri do të merr gjashtë milionë nga Juventusi që i detyrohet nga sezoni 2020-21, por ai nuk do të merr 2.5 milionë euro për sezonin e tretë.

    Si kthim, Sarri do t’i lejohet të marrë drejtimin e një skuadre dhe Fiorentina janë të interesuar për shërbimet e tij.

    Beppe Iachini pritet të shkarkohet për shkak të paraqitjeve të dobëta, kështu që Sarri shihet si një zëvendësim ideal për të, pasi që është rritur afër Firencës.

    Ai ka lindur në Napoli por babai i tij kishte punuar aty ku ishte zhvendosur në Tuskanë si fëmijë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!