×
  • Sport
  • Sport

    Sarri tregon për marrëdhënien e tij me Ronaldon: Nuk kemi asgjë!

    Reporteri
    25 Nëntor 2019 | 15:46

    Tekniku i Juventusit, Sarri e thotë edhe një herë se mes tij dhe Ronaldos nuk ka as një përçarje.


    Ish-trajneri i Chelseat zëvendësoi portugezin në dy ndeshje radhazi, Ronaldo reagoi me emocion duke lëshuar dy herë fushën e lojës për të vazhduar drejtë zhveshtorës, shkruan Reporteri.net.

    Nga e gjithë kjo, tekniku ka hedhur poshtë çdo spekulim që tifozët e Juve-s e shohin në media, duke thënë se ai me Ronaldon nuk ka as edhe një inat.

    “Marrëdhënia ime me Cristiano Ronaldon është e mirë”, tha ai në një konferencë shtypi para ndeshjes së Ligës së Kampionëve të Juventusit me Atletico Madrid të martën.

    ”Nëse një lojtar që ka fituar kaq shumë është i zemëruar për zëvëndësimin, kjo do të thotë se ai ende ka shumë motivim, dhe kjo është diçka pozitive”, përfundoi Sarri.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!