×
  • Sport
  • Sport

    SC Gjilani njofton për mbylljen e bashkëpunimit me Munishin, ky është trajneri i përkohshëm i tyre

    Reporteri
    25 Prill 2022 | 15:45

    Klubi i SC Gjilanit ka njoftuar zyrtarisht se kanë ndarë rrugët me Ismet Munishin, i cili deri sot ishte trajner i skuadrës nga Gjilani, shkruan Reporteri.net. 

    Me anë të një komunikate zyrtare, në rrjetin social, Facebook, klubi i SC Gjilanit e ka falënderuar Munishin për kontributin e dhënë në këtë klub, ku i uruan suksese në karrierën e tij sportive.

    Ndërkaq nëpërmjet kësaj komunikate, klubi i Gjilanit ka bërë të ditur se do të jetë Alban Hyseni ai i cili do të jetë trajner deri në përfundim të këtij edicioni.

    Vlen të përmendet se Ismet Munishi ishte zyrtarizuar si trajner i SC Gjilanit në mars të vitit 2021.

    ? ?????????Ë ???????

    Sport Club “Gjilani” njofton se ka mbyllur bashkëpunimin me shefin e shtabit teknik Ismet Munishi.

    Klubi e falenderon Munishin për kontributin e dhënë duke i uruar shumë suksese në karrierën e tij sportive.

    Ekipin do ta drejtoj Alban Hyseni deri në fund të edicionit.

    Sport Club Gjilani
    25 Prill, 2022

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!