×
  • Sport
  • Sport

    SC Gjilani vjen me telegram ngushëllimi pas vdekjes së dy vëllezërve kosovarë në Shqipëri

    Reporteri
    26 Nëntor 2019 | 18:43

    Shemsedin dhe Isa Abazi nga Gjilani kanë humbur jetën në Durrës.


    Tërmeti prej 6.4 shkallë i riterit, ka lënë të vdekur edhe dy vëllezërit Abazi nga Gjilani.

    Këtë e pati konfirmuar për lajmi.net, ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani.

    Pas kësaj tragjedie, ka reaguar edhe klubi futbollistik Gjilani që i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Abazi.

    ”Telegram Ngushëllimi

    E nderuara familja Abazi, me dëshpërim të thellë morëm lajmin për vdekjen e dy vëllezërve Shemsedin dhe Isa Abazi nga Gjilani, në tragjedin e ndodhur në mëngjesin e sotëm në Shqipëri.

    SC Gjilani shpreh ngushllimet më të sinqerta karshi juve familjarëve dhe miqëve të vëllezërve.
    Në këto momente të vështira, ne gjindemi pranë jush që ta përballoni më lehtë dhimbjen e humbjes së familjarëve dhe shokëve tuaj”, thuhet në njoftimin e tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!