Selektori i Argjentinës, Lionel Scaloni, ka dhënë disa komente pas fitores së kombëtares së Argjentintës në përballjen me Katarin.
Fitorja 2:0 me golat e Aguero dhe Martinez i ka siguruar kombëtares së Scalonit kalimin në fazën tjetër të garave, ku përballë do të ketë Venezuelën.
Trajneri është shprehur i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij në ndeshjen ndaj Katarit, por është dukur i shqetësuar kur ka folur për kritikat dhe presionin e madh nga jashtë.
“Duhet të përmirësohemi, por jemi të kënaqur. Ne na duhen lojë si ato që të fitojmë vetëbesimin. Sidomos në pjesën e dytë, ne luajtëm pa frikë. Ne do na duhet të shtojmë disa gjëra ndaj kundërshtarëve të tjerë.” ka thënë Scaloni pas ndeshjes, transmeton lajmi.net.
“Unë asnjëherë nuk mendoj për vetën. Unë gjithmonë mendoj për kombëtaren” ka thënë trajneri duke folur për kritikat që po vijnë për të.
“Do të doja që mesazhi të isthe ndryshe. Çdo gjë që rrethon kombëtaren duhet të jetë më e balancuar. Ndonjëherë djemtë dalin të luajnë një ndeshje futbolli dhe duket sikur po futen në luftë. Me presionin e madh, ndonjëherë është e vështirë të luhet” ka thënë ndër të tjerash Scaloni.
Argjentina është në rrugëtimin e saj drejt triumfit të parë në Kupën e Amerikës që nga viti 1993.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.