×
  • Sport
  • Sport

    Sensacioni i Ligës së Kampionëve: Rreth 40 agjentë të klubeve evropiane e përcollën nga afër talentin 19 vjeçar

    Reporteri
    11 Dhjetor 2019 | 17:56

    Erling Haaland është sensacioni i këtij edicioni në Ligën e Kampionëve


    Salzburgu i tij u mposhtë 2-0 nga Liverpooli mbrëmë dhe kështu austriakët u eliminuan nga faza e grupeve e Ligës së Kampionëve, ndërsa aventura e tyre tani do të vazhdojë në Europa Ligë, shkruan Reporteri.net

    Haaland nga 6 ndeshjet e luajtura në Ligën e Kampionëve vetëm mbrëmë nuk arriti që të shënonte.

    Në total në 6 paraqitje ai ka shënuar 8 gola.

    E në ndeshjen e mbrëmshme në tribunat të stadiumit në ndeshjen Salzburg-Liverpool raportohet se ishin prezentë 39 agjentë të klubeve të njohura evropiane për ta përcjellur nga afër Haalandin.

    Njëri nga klubet favorite për të nënshkruar me 19 vjeçarin norvegjez është gjiganti italian, Juventus. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!