×
  • Sport
  • Sport

    Senzacionale: Mourinho po rikthehet për herë të tretë në Chelsea?

    Reporteri
    09 Qershor 2019 | 16:33

    Maurizio Sarri është vetëm pak orë nga largimi i tij prej klubit të Chelseat dhe t’iu bashkohet klubit të Juventusit.


    Frank Lampard mbetet kandidati kryesor për ta marrë drejtimin e ‘Bluve’ nëse largohet Sarri, por Mourinho është një tjetër kandidat potencial për stolin e Chelseat, shkruan Reporteri.net

    Jose Mourinho ishte intervisutar nga Eleven Sports në Portugali, por nuk u kapën mirë komentet e tij nga mediat angleze.

    Fjalët e tij nuk ishin kapur mirë, por ajo se çfarë ai tha do të hapte debat tek tifozët e Chelseat pasi ish-menaxheri i tyre la të kuptohet se mund të rikthehej në Stamford Bridge në një të ardhme të afërt.

    Mourinho ka thënë se dikur qëllimi i tij ishte vetëm të fitonte, ndërsa sot nëse një klub i ofron atij mundësi të mira që ta ndërtojë dalë nga dalë skuadrën e tij, atëherë ky do të ishte një opsion që ai do ta shqyrtonte me kujdes.

    Pra, duke parë që Chelsea është dënuar me dy afate nga FIFA për mos t’i lejuar ata që të bëjnë transfere, atëherë atyre u duhet të përballen me lojtarët që kanë në dispozicion për momentin dhe lojtarët që kanë në huazim.

    Kjo bën që Jose Mourinho tek Chelsea të jetë një mundësi reale./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!