Kreu i Serisë A, Luigi De Siervo, ka kërkuar falje për përfshirjen e majmunëve në kampanjën e ligës për të luftuar racizmin.
Lega Serie A lansoi një kampanjë kundër diskriminimit të hënën, por zgjedhja e disa punimeve zgjoi reagime të ashpra brenda dhe jashtë Italisë.
Kjo u përcoll me artistin Simone Fugazzotto që mbrojti krijimet e tij, tre majmunë me fytyra të ngjyrosura. Tani megjithatë De Siervo ka pranuar se s’ka qenë zgjedhja e duhur.
“U kërkoj falje të gjithë atyre që janë ndier të fyer nga puna e bërë prej Simone Fugazzottos.
Pavarësisht se artisti shpjegoi se kuptimi i krijimit të tij ishte mesazh kundër racizmit, puna është vënë në pikëpyetje nga shumë njerëz.
Ajo që s’duhet të vihet në dilemë është dënimi i fuqishëm dhe i vazhdueshëm nga Lega Serie A kundër çdo lloj diskriminimi dhe racizmi, për çka jemi të vendosur ta zhdukim nga liga jonë”, ka deklaruar ai, raporton “Football-Italia”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.