×
  • Sport
  • Sport

    Serie A njofton se ndeshja Juventus-Napoli do të luhet

    Reporteri
    04 Tetor 2020 | 9:17

    Lega Serie A, liga elitare italiane, ka njoftuar se takimi mes Juventusit dhe Napolit do të zhvillohet siç është planifikuar, që nënkupton se skuadra napolitane do ta humbë ndeshjen në tavolinë nëse nuk paraqitet në fushë në Torino.


    “Lega Serie A konfirmon se ndeshja Juventus vs Napoli për javën e 3-të të Serie A do të luhet më 4 tetor në orën 20:45”, thuhet në një njoftim të ligës elitare italiane, transmeton Gazeta Express.

    Kjo nënkupton se Napoli nuk ka qenë në gjendje të dëshmojë deri tani se i është ndaluar udhëtimi drejt Torinos për këtë ndeshje.

    Deri tani, Napoli nuk ka dalë me ndonjë komunikatë, as në lidhje me ndryshimin e papritur të planeve, pasi është dashur të udhëtonte drejt Torinos të shtunën në mbrëmje.

    Dje u raportua se autoritetet shëndetësore ia kishin ndaluar skuadrës së Gennaro Gattusos largimin nga qyteti i Napolit, për shkak se një futbollist i saj është prekur nga virusi Covid-19.

    Protokolli i Serie A dhe UEFA-s e thotë qartë se ndeshja duhet të zhvillohet nëse ekipi i ka në dispozicion 13 futbollistë, përfshirë të paktën një portier.

    Juventusi, ndërkohë, e ka bërë të qartë se do të nxjerrë skuadrën në fushë për takimin e së dielës mbrëma.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!