×
  • Sport
  • Sport

    Serie A po planifikon të rifilloj, por me një format shumë të çuditshëm

    Reporteri
    07 Prill 2020 | 19:27

    Një vendim ekstrem mund të merret nga Serie A.


    Liga ka dëshirë që të mbyllë sezonin në fushën e lojës dhe kjo është arsyeja se pse të gjithë po mundohen të sjellin zgjidhje.

    Mendimi i fundit është ekstrem dhe po mendohet që i gjithë kampionati të luhet në Romë.

    La Repubblica shkruan se për të ulur udhëtimet dhe lëvizjet e shpeshta, ideja është që të gjithë klubet të vendosen në Romë dhe përreth saj që të luhen të gjitha ndeshjet.

    Të vendoset një karantinë prej 45 ditësh dhe skuadrat të përfundojnë kampionatin në fushën e lojës. Një ide e çmendur, por që mund të kthehet në realitet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!