×
  • Sport
  • Sport

    Shakira për Pique: Jo pse është burri im, por është mbrojtësi më i mirë në botë

    Reporteri
    21 Mars 2022 | 17:12

    Këngëtarja dhe tekstshkruesja kolumbiane, Shakira ka folur për performancën e Gerard Pique në El Classico, rreth ndeshjes mbrëmë, ku Barcelona mposhti Real Madridin me rezultat përfundimar 0-4.

    Shakira, e cila është e martuar me Gerard Pique, thurri lavde për mbrojtësin e Barçës, rreth paraqitjes së tij të shkëlqyer kundër Real Madridit.

    Pique dukej të ishte kthyer në një kohë mjaft të mirë, ku ai bashkëpunoi në mbrojtje me Eric Garcia për të bërë një masterklasë mbrojtëse në fitoren e rëndë të Blaugrana-ve ndaj Los Blancos në Bernabeu të famshëm.

    Shakira veçoi bashkëshortin e saj dhe lojtarin e Barcelonës, Gerard Pique duke e përshkruar atë si “Mbrojtësin më të mirë” pas heroizmave të tij në El Classico.

    “Jo pse është burri im, por Gerrard Pique është mbrojtësi më i mirë në botë”, tha Shakira nëpërmjet një postimi në rrjetin social, Twitter.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!