Dritan Shakohoxha ka folur fjalë të mëdha për Kombëtaren e Kosovës në futboll
Kosova është duke shkëlqyer në futboll dhe është tash e 15 ndeshje pa humbje, derisa dje fitoi 2-1 ndaj Çekisë, shkruan Reporteri.net
Komentatori i njohur shqiptar, Dritan Shakohoxha ka gjetur fjalët më të bukura për ta përshkruar Kombëtaren e Kosovës.
“Kjo Kosovë është shumë e bukur, shumë spektakolare, të emocionon jashtëzakonisht shumë, kjo Kosovë nuk është zjarr, por është flakë,” ka thënë Shakohoxha.
Ai madje është i bindur se Kosova do të jetë në Euro 2020.
“Kjo Kosovë është aq e bukur dhe meriton që ta zbukurojë Evropianin, nuk e di si kualifikohet përmes fazës së grupeve apo nga Liga e Kombeve.
Tutje ai tha se është e kot t’ia mbyllesh dyert kosovarëve, pasi ata gjithmonë në një formë apo tjetrën do të shfaqen.
“Kosovarëve mund t’ia mbyllësh të gjitha dyert, por ata përsëri do të shfaqen, ashtu siç u shfaqën si shtet, u shfaqën si Përfaqësuese, në Evropian besoj që do ta kemi një skuadër dhe shqiptarët do të jenë atje me Kosovën,” përfundoi Shakohoxha. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.