×
  • Sport
  • Sport

    Shala: Gati dhe të bashkuar për vetëm një qëllim

    Reporteri
    07 Tetor 2020 | 22:42

    Kombëtarja e Kosovës nesër luan me Maqedoninë e Veriut në gjysmëfinale të play-offit të Ligës së Kombeve


    Kjo ndeshje është më e rëndësishmja në historinë e Kombëtares sonë, pasi jemi shumë afër kualifikimit për në Kampionat Evropian, shkruan Reporteri.net

    Mesfushori i Kosovës, Herolind Shala me një postim të bërë në Facebook ka thënë se janë gati për do të japin gjithçka për të triumfuar nesër.

    “Gati, të bashkuar për vetëm një qëllim, fitoren. Do të japim çdo gjë nga vetja për t’iu gëzuar,” ka shkruar Shala në Facebook.

    Ndryshe, nesër Shala mund të jetë kapiten i Kosovës në mungesë të Amir Rrahmanit dhe Samir Ujkanit. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!