×
  • Sport
  • Sport

    “Shans i mirë për ne që të marrim hak”, flet kapiteni i Serbisë për ndeshjen ndaj Zvicrës

    Reporteri
    01 Prill 2022 | 22:39

    Pas komenteve nga lojtarët e Kombëtares së Zvicrës, përfshirë lojtarët me origjinë nga Kosova, si Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri lidhur me ndeshjen ndaj Serbisë, një të tillë e ka bërë edhe kapiteni i Kombëtares së Serbisë, Dushan Tadiq, përcjell Reporteri.net.

    Së fundmi, Tadiq ka komentuar shortin e fazes së grupeve të Botërorit “Katari 2022”, ku Serbia luan në një grup me Zvicrën e Xherdan Shaqirit e Granit Xhakës dhe Brazilin e Kamerunin.

    Kapiteni serb tha se ky është grup i ngashëm sikurse në Botërorin e mbajtur në Rusi, ku sipas tij është një shans i mirë për Serbinë që të marrin hak për të kaluar grupin, ku Zvicrën e sheh si skuadër cilësore.

    “Është një grup i ngjashëm sikurse ai I Botërorit të mbajtur në Rusi, vetëm që tani në vend të Kosta Rikës është Kameruni. Është shans I mire për ne që të marrim hak për të kaluar grupin. Brazili është favorit, por kjo nuk do të thotë se do të kalojë sigurt nga ky grup. Edhe ne duhet të besojmë se kemi potencial për ta kaluar grupin. Zvicra është gjithmonë një skuadër cilësore, kurse Kameruni është ekip tipik afrikan, I mire fizikisht. Por ne duhet ta shohim vetën tone dhe të luftojmë për”, ka thënë Tadiq.

    Vlen të përmendet se Kampionati Botëror “Katar 2022” do të fillojë me 21 nëntor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!