Xherdan Shaqiri për herë të fundit me fanellën e Liverpoolit është paraqitur kundër Manchester Unitedit[0-0] më 24 shkurt të këtij viti, me yllin shqiptar që në atë takim ishte inkuadruar vetëm në minutën e 83-të
Xherdan Shaqiri nuk po kalon momente të mira me Liverpoolin, derisa Jurgen Klopp nuk e ka aktivizuar mesfushorin nga Zhegra tash e 630 minuta,
27 vjeçari ka ngrohur stolin për shtatë ndeshje radhazi, kundër Watfordit, Evertonit, Burnleyt, Fulhamit, Tottenhmit dhe Southamptonit në Premier Ligë si dhe ndaj Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve.
Në fillim të edicionit Shaqa arriti shumë shpejt që të ambientohej te Liverpooli, madje ai vendosi edhe derbin kundër Manchester Unitedit duke shënuar 2 gola, por tani gjërat kanë ndryshuar për të keq.
Ai nuk po aktivizohet nga Klopp me pretekstin që akoma nuk është 100 për qind i shëndoshë pasi ka pasur probleme në ijë, derisa mediat lokale të Liverpoolit shkruanin se ka prishje të raporteve mes trajnerit gjerman dhe yllit shqiptar.
Liverpooli sonte luan ndeshjen e radhës në Ligën e Kampionëve ku do të përballet me Porton dhe me gjasë edhe për këtë takim Shaqiri do ta ngrohë stolin, edhe pse shpresojmë që të ndodhë e kundërta.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.