Xherdan Shaqiri edhe pse ka luajtur vetëm 11 minuta në ndeshjet e këtij sezoni të Premierligës, pret që shumë shpejt ta zë një vend në formacionin e parë.
Shaqa ka thënë se ka një marrëdhënie shumë të mirë me trajnerin Klopp.
“E kam një marrëdhënie shumë të mirë me të. Ai na e bën punën tonë shumë më argëtuese. Jam i lumtur. Jam relativisht afër të jem në ekipin e parë të Liverpoolit, në fakt jam shumë afër”, ka thënë Shaqiri.
Ylli me prejardhje nga Gjilani, në 11 minutat e aktivizuara gjatë këtij edicioni është inkuadruar nga stoli në vetëm dy ndeshje, kundër Burnleyt dhe Newcastle.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.