Xherdan Shaqiri pranon se është i zhgënjyer me minutazhën jo të madhe te Liverpooli.
Futbollisti me prejardhje nga Kosova nuk u aktivizua për asnjë minut as në finalen e Superkupës ndaj Chelseat, ndonëse ndeshja shkoi në vazhdime.
Trajneri Jurgen Klopp vazhdon të mos i besoj zviceranit dhe kjo nuk po i pëlqën aspak futbollistit, i cili thotë se duhet të gjejë një zgjidhje.
“Unë jam i dëshpëruar që nuk jam aktivizuar më tepër. Asnjëri nuk qëndron me dëshirë në bankinë. Qartë se dua të kem më tepër minutazhë. Duhet të shikoj situatën dhe të gjej një zgjidhje”, ka thënë Shaqiri këtë të enjte.
Shaqiri, i cili ka kontratë me Liverpoolin deri në verën e vitit 2023, ditë më parë u raportua se po kërkohej nga Monaco, mirëpo Shaqiri ka thënë se nuk di fare për këtë ofertë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.