×
  • Sport
  • Sport

    Shaqiri: Kupa e Botë për klube e rëndësishme për Liverpoolin, do ta japim maksimumin

    Reporteri
    16 Dhjetor 2019 | 14:35

    Tashmë skuadra e Liverpoolit ka udhëtuar drejtë Katarit, përkatësisht në kryeqytetin Doha, për ta zhvilluar ndeshjen gjysmëfinale për Kupën e Botës për klube.


    Kampioni evropian do të takohet në gjysmëfinale me ekipin meksikan Monterrey, shkruan Reporteri.net.

    Klopp ditëm më parë ka konfirmuar edhe skuadrën që do të marr pjesë në këtë kompeticion, pra pjesë e saj do të jetë edhe mesfushori-sulmues, Xherdan Shaqiri.

    Shaqiri ka komentuar këtë kompeticion, ku tha se është i rëndësishme dhe se skuadra e Liverpoolit do të mundohet që me çdo kusht ta fitojë këtë trofe.

    “E veçanta e këtij trofeu është se luani kundër klubeve të ligave të ndryshme, kështu që është një përvojë e mahnitshme. Ne do ta bëjmë të pamundërtën për të fituar. Do të jetë të mirë. Kemi mundësi për ta fituar atë dhe për të sjellë përsëri një trofe tjetër në Liverpool”, tha Shaqiri.

    Kujtojmë se takimi në mes Liverpoolit dhe Monterrey do të zhvillohet me 18 dhjetor.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!