×
  • Sport
  • Sport

    Shaqiri: Në miqësoren ndaj Kosovës duhet fitore

    Reporteri
    28 Mars 2022 | 17:58

    Të martën, Kombëtarja e Zvicrës do të përballet me Kosovën në Letzigrund, duke filluar nga ora 18:00 transmeton Reporteri.net.

    Në konferencë për shtyp ka folur edhe Xherdan Shaqiri, i cili është me prejardhje nga Kosova, ku ka thënë se ndaj Kosovës duhet fitore.

    “Në miqësoren kundër Kosovës duhet fitore”, shprehet Shaqiri.

    Veç Shaqirit edhe menaxheri i Kombëtares së Zvicrës, Murat Yakin tha se “duhet të fitojmë ndaj Kosovës”

    Ndërkaq, gjatë konferencës Shaqiri u pyet edhe lidhur me emocionet e tij në ndeshjen ndaj Kosovës ku tha se do të jetë një ndeshje e shkëlqyer anipse jo të gjithë fansat të pëlqejnë gjatë gjithë kohës.

    “Është krejt normale që jo të gjithë fansat të pëlqejnë gjatë gjithë kohës. Mendoj se 95 për qind e njerëzve do të jenë të lumtur të më shohin duke luajtur. Sigurisht që do të jetë një lojë e shkëlqyer”, thotë Shaqiri.

    Veç të tjerash Shaqiri komentoi edhe për agresionin rus që po ndodhë në Ukrainë, ku tha se kjo është një foto e tmerrshme dhe askush nuk e mbështet luftën, përfshirë edhe atë.

    “Nuk dua të them shumë për këtë, por sigurisht që është një foto e tmerrshme. Askush nuk e mbështet luftën, përfshirë edhe mua”, shprehet Shaqiri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!