Xherdan Shaqiri e ka pranuar se po vuan nga mungesa e të luajturit me Liverpoolin
Ylli shqiptar nuk po ka hapësira të shumta në formacionin e Jurgen Kloppit, por pavarësisht kësaj ai thotë se është i lumtur te Liverpooli, shkruan Reporteri.net
“Nuk është e lehtë për mua, sigurisht që jam pak pesimist”, ka thënë Shaqiri.
“Duhet të jesh në gjendje ta trajtosh atë dhe duhet ta pranosh, unë gjithmonë isha në skuadër.
Mesfushori nga Zhegra ka thënë se nuk mund të kërkojë nga Kloppi që të luajë me të në çdo ndeshje.
“Ju nuk mund t’i kërkoni trajnerit të luash çdo ndeshje.
Shaqiri gjithashtu ka thënë se është i lumtur edhe përkundër kësaj dhe synon ta fitojë titullin e Premier Ligës.
“Ndihem shumë komod këtu. Kemi një trajner të shkëlqyeshëm, një klub të shkëlqyeshëm. Ndjehemi si një familje”.
“Shpresoj se mund ta sjellim titullin e Ligës Premier në Liverpool pas 30 vjetësh”, përfundoi 27 vjeçari.
Ndryshe, këtë fundjavë Liverpooli luan në udhëtim te Chelsea. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.