Xherdan Shaqiri e ka shfrytëzuar llogarinë e tij në rrjetin social Instagram për ta publikuar një fotografi të tij me Georginio Wijnaldumin dhe Fabinhon me fanellat e reja për sezonin e ardhshëm.
Skuadra e Jurgen Klopp do ta mbajë të veshur një fanellë të frymëzuar nga Bob Paisley për ndeshjet që do të zhvillohen në Anfield sezonin e ardhshëm, transmeton Gazeta Express.
Liverpooli, që sezonin e ardhshme synon të garojë për titullin e Premierligës dhe të Ligës së Kampionëve, ka vendosur që me këtë fanellë ta nderojë njërin prej trajnerëve më të suksesshëm në histori të klubit.
Paisley shijoi mjaft shumë suksese gjatë kohës sa ishte trajner i Liverpoolit, mes viteve 1970-1980, duke i fituar gjashtë tituj të ligës dhe tre tituj të Kupës Evropiane.
Gjatë asaj kohe, fanella e parë e Liverpoolit kishte qenë e theksuar me disa vija të bardha dhe klubi anglez ka vendosur që ta kthejë përsëri atë dizajn për sezonin e ardhshëm.
Megjithatë, kjo nuk është fanella që Shaqiri e ka reklamuar në llogarinë e tij në Instagram. Ai ka pozuar me fanellën e tretë të klubi.
Shaqiri për momentin është i lënduar – lëndim ky që e pësoi sa ishte në detyrë për ekipin kombëtar të Zvicrës – dhe Kloppi nuk e ka konfirmuar në media se sa kohë do t’i duhet 27-vjeçarit për t’u rikuperuar. Për këtë arsye, ai nuk ka luajtur në asnjë ndeshje të turneut parasezonal.
https://www.instagram.com/p/B0InwCjCQiz/?utm_source=ig_embed
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.