Xherdan Shaqiri është duke kaluar nëpër disa momente të vështira në skuadrën e Liverpoolit, kjo pasi nuk po gjen vend në formacionin startues.
Sot, Shaqiri ka lënë të kuptohet se një largim nga klubi tashmë nuk është i pamundur, për shkak të vështirësive të vazhdueshme për të gjetur minuta në ekip, shkruan Reporteri.net
Prej 3 ndeshjeve që Liverpooli i ka zhvilluar këtë sezon, Shaqiri ka luajtur vetëm në njërën nga to dhe atë duke hyrë si zëvendësues.
Divock Origi tani shihet si lojtari kryesor në radhitjen e rezervave, kështu Shaqiri e sheh vetën edhe me më pak mundësi për të luajtur.
“Jam i zhgënjyer që nuk kam luajtur më. Askush nuk ka dëshirë të qëndrojë në bankën rezervë. Është e qartë që dua më shumë minuta. Duhet të shikojë situatën dhe të gjejë një zgjidhje”, ka thënë sulmuesi nga Zhegra e Gjilanit.
Liverpool sot shënoi fitore të vështirë në udhëtim tek skuadra e Southamptonit, ndërsa Shaqiri ishte në bankën rezervë dhe nuk u aktivizua për asnjë minutë të vetme.
Nëse gjërat vazhdojnë kështu, atëherë Shaqiri me shumë mundësi do të mund të largohet nga Liverpooli qysh në afatin kalimtarë të janarit./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.