×
  • Sport
  • Sport

    Sheiku i Katarit lavdëron Milanin pasi mposhtën Lazion mbrëmë

    Reporteri
    25 Prill 2022 | 12:53

    Sheiku i Katarit Khalifah Bin Hamad Al Thani lavdëroi Milanin në rrjetet sociale menjëherë pas fitores 2-1 të kuqezinjve ndaj Lazios, gjë që mban gjallë shpresat e tyre për titull, shkruan Reporteri.net. 

    Ishte një natë emocionuese e së dielës për kuqezinjtë pasi një gol i vonuar i Sandro Tonalit në Stadio Olimpico i ndihmoi ata të vulosnin një fitore vendimtare 2-1 kundër skuadrës së Maurizio Sarri.

    Bilbili i fundit u pasua nga një postim në Twitter nga Sheiku i Katarit, Khalifah Bin Hamad Al Thani, i cili lavdëroi kuqezinjtë, duke shpërndarë një foto të stemës së klubit.

    “Koha, klubi gjigant i Milanit”, ka shkruar ai, duke marrë mijëra reagime nga tifozët kuqezi.

    Khalifah Bin Hamad Al Thani nuk ka asnjë lidhje me Investcorp, fondin me bazë në Bahrein në bisedime ekskluzive me Elliott për marrjen e klubit për rreth 1.1 miliardë euro.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!