×
  • Sport
  • Sport

    Shembull për të gjithë: Lojtarët e Drenicës bëjnë gjestin e vitit në Superligë

    Reporteri
    23 Nëntor 2019 | 16:33

    Lojtarët e Drenicës përveç se e kanë fituar takimin kundër Vushtrrisë me rezultat përfundimtar në 3:0, ata kanë bërë edhe gjestin e vitit, që po komentohet shumë në media.


    Pas një loje të zhvilluar mirë, Drenica arriti që me rezultat të pastër të shënoi fitore si vendas kundër Vushtrrisë, shkruan Reporteri.net.

    Nga e gjithë kjo, futbollistët e Drenicës kanë bërë gjestin e viti, ku në një moment pasi shënoi Balde për rezultatin 2:0, lojtarët u afruan para tifozëve dhe treguan se ne klub nuk ka racizëm. Ky veprim ishte po i njëjti me atë të Georginio Wijnaldum dhe Frenkie De Jong, të cilët e praktikuan tek kombëtarja e Holandës.

    Pra, ky gjesti i lojtarëve të Drenicës vjen, pasi herë pas herë hasin në racizmi që vjen nga tifozët kundërshtar në tribunat e stadiumeve të vendin tonë.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!