×
  • Sport
  • Sport

    Shënoi 5 gola në 3 ndeshje: Ylli kosovar zgjedhet Lojtari i Muajit në Norvegji

    Reporteri
    01 Tetor 2020 | 13:54

    Zymer Bytyqi ka shkëlqyer në Norvegji në muajin shtator dhe me plotë meritë e ka fituar çmimin e Lojtari i Muajit.


    Bytyqi ka qenë vendimtar për Vikingun, pa harruar edhe dy yjet tjerë kosovarë, si Veton Berisha dhe Ylldren Ibrahimaj, shkruan Reporteri.net

    Ylli kosovar ka shënuar 5 gola në vetëm 3 ndeshje dhe kështu është duke kaluar momentet më të mira në karrierën e tij.

    Bytyqi nuk është ftuar në Kombëtare muajin e kaluar, por me ndeshjet që ka treguar ai meriton një ftesë nga Bernard Challandes. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!