Tekniku ukrainas pritet të rikthehet në Serie A.
Andriy Shevchenko ka mbetur pa ekip, që nga largimi nga Kombëtarja e Ukrainës pas Kampionatit Evropian, transmeton lajmi.net.
Ish-futbollisti i njohur drejtoi Ukrainën për pesë vite para se të largohej këtë verë.
Tani, Shevchenko është gati për një aventurë të re dhe pritet të marrë drejtimin e skuadrës italiane, Genoa.
Sipas gazetarit Gianluca Di Marzo, marrëveshja mes palëve është arritur dhe së shpejti pritet të bëhet zyrtarizimi.
Shevchenko shpreson që të rikthejë Genoan te rezultatet pozitive, pasi klubi momentalisht ndodhen në pozitën e 17-të me nëntë pikë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.