Andryi Shevchenko e sheh skuadrën e Interit si favorite në derbin lokal që do të luhet sonte me fillim nga ora 20:45
Sonte luhet ‘Derby della Madonnina’, ndërsa sipas Shevchenkos favorit për të fituar është Interi pasi ka një skuadër më të mirë, shkruan Reporteri.net
“Nuk e pëlqej të bëjë parashikime, por jam kurizios të di se çfarë do të ndodhë,” ka thënë Sheva.
“Interi është dukshëm përpara si skuadër. Antonio Conte ka arritur me një projekt, por fonde ishin tashmë aty, ndryshe nuk do të funksiononte.
“Conte ka fituar çdo kund dhe ka një bazë të fortë të ndërtimit të projekteve dhe klubi i transferoi lojtarët që i kërkoi,”.
Shevchenko është legjendë e Milanit ku ka zhvilluar 208 ndeshje dhe ka shënuar 127 gola me fanellën e Rosonerëve. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.