×
  • Sport
  • Sport

    Shifra marramendëse, kaq para fituan Tyson Fury dhe Deontay Wilder

    Reporteri
    10 Tetor 2021 | 10:13

    Tyson Fury ka fituar meçin e tretë ndaj Wilderit me K.O në raundin e 11’të, duke vazhduar të jetë i pamposhtur.

    Me këtë fitore, Tyson Fury ka mbrojtur titullin e WBC në peshat e rënda. Fury me këtë fitore ka shtuar edhe një shumë të madhe parash në llogarinë e tij.

    Sipas mediumeve angleze, nga shitjet totale të PPV dhe të ardhurat e tjera të sponsorëve, kampioni Fury do të marrë 60 përqind, ndërsa Wilder do të marrë 40 përqind.

    Duke marrë parasysh të gjitha këto, vlerësohet se Fury do të marrë edhe rreth 30,000,000 dollarë – kurse Wilder do të fitojë afër 20,000,000 dollarë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!