Mesfushori i Paris Saint-Germain, Georginio Wijnaldum raportohet së është vetëm një hap larg kalimit të tij në Romë
Giallorossi kanë punuar shumë këtë verë që ta forcojnë skuadrën e tyre derisa Jose Mourinho synon që të hyjë në top katër, pasi që ka transferuar Paulo Dybala si lojtar të lirë. Një shtesë tjetër e rëndësishme për këtë skuadër është Nemanja Matic dhe Mile Svilar.
Siç raporton Gianluca Di Marzio, PSG dhe Roma janë duke punuar shumë që ta përfundojnë këtë marrëveshje sa më shpejt, ndërkaq ajo ka mundësi që të finalizohet gjatë kësaj mbrëmje.
Giallorossi janë pajtuar që të paguajnë pesë milionë euro nga paga 7.2 milionë e Wijnaldum dhe do të paguajnë edhe një milion të tjera në mënyrë që ta marrin lojtarin. Do të jetë një marrëveshje huazimi me opsion blerjen.
Roma shpreson që Wijnaldum do të arrijë nesër pasi që dëshirojnë ta integrojnë atë në skuadër qysh në fillimin e sezonit në Serie A. Ndeshjen e parë ata e luajnë kundër Salernitanas më 14 gusht.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.