Florian Marku e vazhdoi ecurinë e tij të fitoreve të premten në mbrëmje, kur e mposhti britanikun Nathan Bendon me pikë pas gjashtë rundeve, në meçin e vlefshëm për kategorinë deri në 67 kilogramë.
Shqiptari 27-vjeçar u përball të premten në mbrëmje me britanikun 26-vjeçar, në kuadër të eventit “Ultimate Boxxer 6: Heavyweight”.
Ky meç i mbajtur në Altrincham të Ceshire të Britanisë së Madhe i solli në sallë shumë shqiptarë, të cilët e shfaqnin mbështetjen e vet të plotë për shqiptarin Florian Marku.
Marku e dëshmoi se është më i fortë sesa britaniku duke e dominuar të gjithë ndeshjen dhe duke fituar me vendim unanim të gjyqtarëve, 60:55, pas gjashtë rundeve.
Videon me momentet kryesore të meçit të mbrëmshëm mund ta ndiqni më poshtë.
Kjo fitore e vazhdoi ecurinë e mirë të boksierit shqiptar, i cili tashmi ka fituar gjashtë ndeshje radhazi, prej të cilave katër i ka mbyllur me nokaut.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.