Xherdan Shaqiri pas një kohe të gjatë është aktivizuar te Liverpooli dhe siç duket ka rregulluar raportet me trajnerin Jurgen Klopp me të cilin u raportua se ka pasur një krisje së fundmi.
Në derbin që ekipi i tij e fitoi ndaj Chelseat u ninkuadrua në fund të ndeshjes, shkruan Reporteri.net, ndërsa pas golit të dytë të Salah shihet se si Shaqa përfundon në përqafim të Klopp dhe festojnë së bashku.
Shaqiri saktësisht mungonte në fushë për “The Reds” për 49 ditë, nga ndeshja derbi me Manchester United ku kosovari u paraqit tejet mirë pasi shënoi dy gola, ku për pasojë ekipi nga “Old Trafford” shkarkoi trajnerin portugez Jose Mourinho.
Deri në fund të këtij edicioni në Premierligë kanë mbetur edhe katër ndeshje dhe mbetet të shihet nëse trajneri Jurgen Kopp do t’i japë minutazh më të madhe Shaqës. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.