×
  • Sport
  • Sport

    Shkëlqeu ndaj Anglisë duke shënuar dy gola, por trajneri i Lazios nuk po e bën hesap Berishën

    Reporteri
    15 Shtator 2019 | 17:01

    Lazio u mposht nga SPAL 2-1, në një ndeshje në të cilën Valon Berisha qëndroi në stol për 90 minuta


    Valon Berisha tregoi paraqitje mbresëlënëse me fanellën e Kosovës kundër Anglisë, derisa shënoi edhe dy gola të bukur, shkruan Reporteri.net

    Por, as kjo paraqitje fantastike si duket nuk e ka bindur trajnerin e Lazios, Simone Inzaghin, i cili për ndeshjen me SPAL-in e ka lënë në bankë rezervë Berishën.

    Ndryshe, Lazio e Valon Berishës është në vendin e tetë në tabelë, ku ka grumblluar katër pikë pas tri xhirove. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!