Pas rikuperimit nga lëndimi, futbollisti më i mirë i Werder Bremenit u rikthye në formacionin startues dhe madje shenoi gol.
Bëhet fjalë për Milot Rashicën i cili u rikthye nga lëndimi me një gol të shënuar kundër Borussia Dortmundit mbrëmë në Bundesliga, shkruan “Bild”.
Në mënyrë modeste, Rashica tha pas përfundimit të ndeshjes: “Nëse nuk keni luajtur një muaj, atëherë keni nevojë për një apo dy ndeshje të ktheheni në vendin e duhur. Ishte gjë e mirë sot“.
Natyrisht, vetëbesimi i futbollistit nga Kosova është i madh.
Great team spirit today! Happy to score in my comeback game…?? #MR7 pic.twitter.com/Jvpu25cYSH
— Milotrashica (@milotrashica) September 28, 2019
Me dështimin e sulmit të Werder Bremenit, tashmë boshëllëkun do ta mbushë 23-vjeçari.
Zyrtari i Werderit tha: “Duke e konsideruar se Rashica ende nuk është në potencialin e plotë të tij, rastet dhe paraqitja ndaj Dortmundit tregon se ai është lojtar i rëndësishëm për ne“.
Missed him ???? #werder @milotrashica pic.twitter.com/9245CcBr2j
— SV Werder Bremen EN (@werderbremen_en) September 28, 2019
Paraqitjen e Milotit kundër “Milionerëve” e ka lavdëruar edhe trajneri Florian Kohfeldt i cili ka vetëm fjalë të mëdha për vushtrriasin.
“Miloti solli diçka në lojën tonë që ne nuk e kishim. Kjo është gjë e mirë“, vlerësoi ai.
Gazeta gjermane “Bild” shkruan se Kohfeldt iu referua me këtë deklaratë shpejtësisë së Rashicës e cila ‘tmerron’ kundërshtarët.