Kosova sot e kaloi një test tejet të rëndësishëm për kualifikimet e Euro 2020 duke mundur Republikën Çeke në Stadiumin ‘Fadil Vokrri’ me rezultat 2:1.
Kjo fitore e sheh Përfaqësuesen tonë ‘fyt për fyt’ me Anglinë, me ‘Dardanët’ që zënë vendin e parë në renditje për momentin, shkruan Reporteri.net
Pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit, stadiumi lëkundej nga festa e tifozëve ‘Dardanë’ që stërmbushën tempullin e ‘Fadil Vokrrit’.
E futbollistët tanë ia thanë ashtu siç dinë ata më së miri, me këngë e me valle.
Një moment mjaft i mirë ishte edhe festa e Valon Berishës pas fitores.
Ai ia tha valles me disa lëvizje mbresëlënëse të cilat mund t’i shihni më poshtë:
Kujtojmë që Kosova pas tre ditësh udhëton për në stadiumin ‘St Marys’ të Southamptonit, atje ku do të përballen me Anglinë./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.