×
  • Sport
  • Sport

    Seria A | Shkon në 11’të numri i futbollistëve të prekur nga Koronavirusi

    Reporteri
    14 Mars 2020 | 21:03

    Me të drejtë klubi gjenovez kishte raportuar sot se nuk do të raportojë më për rastet me koronavirus brenda kampit “bardhë e kaltër”, për të mos i trazuar tifozët.


    Megjithatë, ishte vet lojtari i Sampdorias, Bartosz-Bereszynski, që përmes rrjeteve sociale konfirmoi se është infektuar me pandeminë që është përhapur thuajse në gjithë Europën, ndërsa para tij e ka zyrtarizuar edhe italiani Depaoli.

    “Fatkeqësisht, unë kam dalë pozitiv në testin për COVID-10”, shkroi në Instagram futbollisti polak.

    “Unë ndihem mirë. Përkundër që i kisha marrë masat parandaluese gjatë ditëve të fundit, unë prapëseprapë nuk arrita ta shmang këtë virus. Për këtë arsye po ju kërkoj të jeni të përgjegjshëm dhe të qëndroni në shtëpi kurdo që keni mundësi”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!