Kylian Mbappe është një nga më të mirët dhe më të talentuarit në botë, teksa konsiderohet edhe si një nga futbollistët me të ardhme të ndritur.
Ëndrra e francezit gjithmonë ka qenë të bëhej një futbollist, dhe asnjëherë nuk u ndal për të realizuar ëndrrën e tij.
Pikërisht për këtë, 20-vjeçari në bashkëpunim me “Nike” kanë realizuar një video.
Aty shihet lojtari që nga koha kur ishte i vogël dhe punonte fortë, që një ditë të kishte mundësinë të ishte një futbollist profesionist.
Mbappe ia arriti kësaj, pavarësisht vështirësive që kishte gjatë rrugëtimit të tij.
Momente të veçanta shihen në video, ku thuhet se talenti francez është i pari që shkon në stërvitje dhe i fundit që largohet nga ajo.
Për më shumë shikoni videon e mëposhtme:
Champion of Bondy. Champion of the world. Still the same kid playing the game he loves. @KMbappe
Love your dream until it loves you back. #justdoit#nikefootball #nikesoccer pic.twitter.com/5XnAA6QsCS
— Nike Football (@nikefootball) December 11, 2019
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.