Mbrojtësi i Chelseat dhe Anglisë, Fikayo Tomori nuk është si çdo futbollist i ri i zakonshëm i cili mezi pret të ftohet nga shokët për lojëra kompjuterike.
Tomori i cili këtë sezon depërtoi në ekipin e parë të Frank Lampard, ka fituar edhe ftesën e parë për kombëtaren angleze për ndeshjet ndaj Republikës Çeke dhe Bullgarisë, shkruan Reporteri.net
Sidoqoftë, përderisa shumica e futbollistëve relaksohen duke luajtur lojëra si FIFA apo Fortnite në kohën e lirë, Tomori është i zënë duke u përgatitur për një karrierë pas futbollit.
“Çdokush është duke luajtur. Unë nuk jam një lojtar apo fans i lojërave kompjuterike, por e pranoj se shumë FIFA dhe Fortnite është në modë.
“Futbolli nuk do të zgjasë tërë jetën.
“Kur unë të pensionohem, ose Zoti mos e dhashtë lëndohem, atëherë unë kam diçka që të merrem dhe do të ketë një të ardhme të mirë për mua në të ardhmen”, ka thënë 21-vjeçari.
Ai ka zbuluar se shpenzon së paku 10 orë në javë duke studiuar për menaxhment në biznes në një Universitet në Londër.
Ai shpreson se gjatë vitit të ardhshëm do të mund të diplomojë./Reporteri.net/