×
  • Sport
  • Sport

    Shokon Gjokoviq: Isha i infektuar me COVID dhe shkova në një takim me fëmijë

    Reporteri
    12 Janar 2022 | 9:14

    Novak Gjokoviq, tenisti serb, ka pranuar se ka marrë pjesë në një ngjarje me fëmijë ndërsa ishte pozitiv me Covid, por tha se nuk e dinte se ishte i infektuar.

    Deklarata e tij publike vjen mes pretendimeve në mediat gjermane për mospërputhje të mundshme në rezultatet e testit të yllit të tenisit nga Serbia, të cilat mund të krijojnë probleme të reja me vizën që ai do marrë.

    Gjokoviq ka qenë subjekt i një shqyrtimi intensiv për dhënien e çmimeve për fëmijët në një ngjarje tenisi në kryeqytetin serb Beograd më 17 dhjetor, një ditë pas testimit pozitiv ndaj virusit, por ai ka thënë se nuk e kishte marrë vesh.

    Në një postim në Instagram të mërkurën, 34-vjeçari kritikoi ‘dezinformimin’ dhe pretendoi se vetëm pas ngjarjes mësoi se ishte pozitiv me Covid.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!