Nëna e Cristiano Ronaldos, Dolores Aveiro, ka treguar se djali i vet është shumë i pikëlluar me eliminimin nga Liga e Kampionëve, sepse e kishte ëndërruar finalen me Juventusin në sezonin e tij të parë në Torino.
Ajaxi e eliminoi Juventusin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pas dy ndeshjeve fantastike, duke mahnitur të gjithë me lojën e treguar, me dy golat e Ronaldos që nuk i mjaftuan gjigantit italian për ta siguruar gjysmëfinalen.
Van de Beek dhe De Ligt shënuan në fitoren e Ajaxit 2:1 ndaj Juventusit në ndeshjen e kthimit çerekfinale në Torino të martën, pasi ndeshja e parë në Amsterdam kishte mbaruar baras 1:1.
Holandezët kaluan në gjysmëfinale pas rezultatit të përgjithshëm 3:2 pas dy ndeshjeve
Aveiro tha pas ndeshjes së mbrëmshme se megjithëse i biri i saj e donte aq shumë finalen, ai i kishte thënë se nuk mund të bëjë mrekullinë.
“Ai është i trishtuar. Ai donte të shkonte në finale. Do ta bëjë vitin tjetër. Çfarë më tha? ‘Nënë, nuk mund ta bëj mrekullinë i vetëm”, tha Aveiro për mediat italiane.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.