Duket e pabesueshme, madje edhe për skeptikët më të mëdhenj, por mund të ketë ardhur koha që ta shohim fundin e Messit tek Barcelona.
David Beckham është duke provuar çdo mundësi për t’i siguruar shërbimet e argjentinasit dhe ta sjellë atë në klubin e tij Inter Miami, raporton The Sun, transmeton Reporteri.net
Raportohet se ai ka dërguar Paul McDonough në Londër për të mbajtur bisedime me babin e Messit, Jorge i cili është këshillues i yllit të Barcelonës.
Lajmet se Leo Messi do të mund të largohet nga Barcelona pa asnjë cent gjatë verës së ardhshme, kanë shokuar botën e futbollit.
‘Messi kishte nënshkruar kontratë deri në vitin 2021. Kishte pajtueshmëri që pas përfundimit të këtij sezoni, ai mund të jetë i lirë të largohet pa asnjë cent’, ka thënë presidenti i Barcelonës për Barça TV.
Nëse Messi do të dëshironte një sfidë të re, askush nuk do të qëndronte në rrugë nëse ai do të dëshironte të largohej, por tifozët nuk do ta prisnin aspak mirë faktin se ai po nënshkruan për rivalin e përbetuar të Barcelonës (një ekip që menaxhohet nga një ish-galaktik i Real Madridit).
Në anën tjetër, Miami është shumë më afër shtëpisë së tij sesa Spanjës./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.