×
  • Sport
  • Sport

    Shorti i Champions League: Vështirë për Barçën, lehtë për Realin

    Reporteri
    29 Gusht 2019 | 19:00

    Në Monte Carlo është hedhur shorti ku janë mësuar 8 grupet e sezonit 2019-2020 në UEFA Champions League.


    Grupi F mund të quhen si i ‘vdekjes’, pasi do të luajnë mes vete: Barcelona, Dortmundi, Interi, ndërsa bën pjesë edhe Slavia Prague.

    Më të lehtë e ka punën Real Madridi që bën pjesë në Grupin A, pasi sfidën e vetme të vështirë do ta ketë me Paris Saint Germain, kurse do ndeshjet tjera i ka më të lehta, pasi do të përballet me  Club Brugge dhe Galatasaray, shkruan Reporteri.net.

    Sfida interesante do të ketë edhe në Grupin H ku përballë do të jenë Chelsea, Ajaxi, Valencia dhe Lille.

    Ndërsa kampioni aktual i Evropës, Liverpooli do të ndeshet me Napolin sërish.

    Më poshtë gjeni grupet:

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!