×
  • Sport
  • Sport

    Shorti i Champions: Messi përball Ronaldos

    Reporteri
    13 Dhjetor 2021 | 12:34

    Sot në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti i 1/16-tës së Champions League.

    Shorti ka sjell përballje tejet të forta si ajo në në mes të Paris Saint Germain dhe Manchester United.

    Këtu do të shohim përball njëri-tjetrit Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon, e që vetëm një prej tyre do të vazhdojë tutje në çerekfinale.

    Tërheqja e shortit të Champions League u transmetua drejtpërdrejtë në Klan Kosova.

    Këto janë çiftet e plota:

    Benfica – Real Madrid;

    Villareal – Manchester City;

    Atletico – Bayern Munchen;

    Salzburg – Liverpool;

    Inter – Ajax;

    Sporting – Juventus;

    Chelsea – Lille.

    PSG- Manchester United.

    Ndeshjet e para do të luhen më 15/16/22/23 shkurt 2022, ndërsa ndeshjet e kthimit janë planifikuar për 8/9/15/16 mars 2022.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!