Skuadra e Milanit ka mbërritur sot (e shtunë) në Kosovë ku do të takohet në një ndeshje miqësore me kampionin e Kosovës, Feronikelin.
Përveç stafit dhe yjeve të skuadrës së parë, në Prishtinë kanë ardhur edhe legjendat e klubit. E së bashku me legjendat edhe njëri nga shtatë trofetë e fituar në Ligën e Kampionëve, shkruan Reporteri.net
Daniele Massaro dhe Franco Baresi kanë prezantuar këtë trofe në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ para ‘Rossonerëve’ nga Kosova.
Ndërkohë që dyshja e kanë prezantuar trofeun, tifozët kosovarë të Milanit kanë thurur vargje fyese në drejtim të rivalit të përbetuar, Juventusit.
Ky është momenti kur tifozët kosovarë shpërthejnë në fyerje:
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.