Maurizio Sarri ka vendosur t’i lërë jashtë ekipit të Champions League dy emra të mëdhenj të ekipit.
Mario Mandzukic dhe Emre Cani janë lënë jashtë ekipit të Juventusit për Ligën e Kampionëve, shkruan Reporteri.net
Me këtë rast ka reaguar ashpër Emre Can i cili ka thënë se po ta dinte më herë që nuk do të mund të luante në Ligën e Kampionëve do të largohej nga klubi.
“Nuk mund të jap një shpjegim. Mora një telefonatë nga Sarri që as 60 sekonda nuk e kishte. Është një zhgënjim i madh, duhet të luaj në Ligën e Kampionëve. Jam i shokuar dhe i inatosur. Unë dhe këshilltari im biseduam me klube të tjera. Pasi foli me Juventusin vendosa të rrija. Për mua, një kusht ishte, të luaja në Ligën e Kampionëve. Sikur ta kisha ditur më parë, nuk do të kisha qëndruar. Tashti, do të flas me klubin dhe agjentin tim”, u shpreh i nervozuar mesfushori i Juventusit./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.