×
  • Sport
  • Sport

    Shpërthen Koronavirusi te Lazio e Muriqit, rrezikon të shtyhet ndeshja kundër Torinos

    Reporteri
    31 Tetor 2020 | 13:48

    Lazio po vuan shumë shkaku i shpërthimit të Koronavirusit brenda në skuadër


    Klubi nga kryeqyteti i Italisë ndeshjen e kaluar në Champions League luajti me shumë mungesa, shkaku se shumë lojtarë ishin të infektuar, shkruan Reporteri.net

    Kur pritej që gjërat të lehtësoheshin te Lazio tani ka shpërthyer sërish Koronavirusi dhe është në rrezik që të zhvillohet ndeshja kundër Torinos në kuadër të Serie A.

    Kjo pasi Lazio aktualisht ka vetëm 11 lojtarë në dispozicion. Vlen të përmendet se Muriqi nuk është në mesin e të infektuarve pasi ai kohë më parë ishte infektuar dhe shëruar nga Covdi-19. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!