×
  • Sport
  • Sport

    Shpërthen Mbappe, e dëshiron largimin nga PSG-ja qysh në janar

    Reporteri
    11 Tetor 2022 | 18:11

    Kylian Mbappe duket se i ka prishur përfundimisht marrëdhëniet me Paris Saint-Germainin.

    Lajmin e ka bërë të ditur mediumi francez “RMC”.

    Duket se nuk ka më kthim prapa dhe kampioni i botës me Francën do të largohet nga “Parku i Princave”.

    Ai e kërkonte largimin nga Franca edhe në verën që shkoi, me destinacion Real Madridin, por në fund palët e vazhduan bashkëpunimin me një kontratë luksoze.

    E tash, ish-futbollisti i Monacos duket se i ka rënë pishman dhe po e kërkon largimin nga PSG-ja në janar të vitit 2023.

    PSG-ja do ta shqyrtojë këtë mundësi, edhe pse do të jetë vështirë e realizueshme deri në verën tjetër.

    Por, sheikët arabë janë të vendosur që lojtarin të mos e shesin në Real Madrid, pra kudo tjetër pos në “Santiago Bernabeu”.

    Klubi më i interesuar për Mbappen mbetet Liverpooli.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!