×
  • Sport
  • Sport

    Shpërthen Ramos: Na dëmtuan gjyqtarët, i pamë të dy rastet në pushimin e pjesës së parë!

    Reporteri
    18 Dhjetor 2019 | 23:11

    Sergio Ramos pretendon se nuk iu akorduan dy penallti Real Madridit në ndeshjen me Barcelonën


    Barcelona dhe Real Madrid luajtën baras 0-0, në një ndeshje ku sipas kapitenit të ‘Los Blancos’ skuadrës së tij nuk iu ndalën dy penallti, shkruan Reporteri.net

    “I pamë të dy rastet në pushimin e ndeshjes dhe dukej qartë që ishin penallti. Por, çfarëdo të themi tani, nuk ndryshon asgjë,” ka thënë Ramos pas ndeshjes.

    “VAR-i është vendosur për të ndihmuar lojën. Këto gjëra ndodhin në futboll dhe ne nuk mund ta ndalim. Në fund ne pamë një Real Madrid që luajti me personalitet dhe trysnonte lart.

    “Mendoj se është imazhi i duhur që duhej t’u jepnim, edhe pse nuk fituam. Megjithatë, jemi të lumtur,”.

    Ndryshe, Reali dhe Barcelona ndajnë pozitën e parë në La Liga me nga 36 pikë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!