Shqipëria dhe Andorra i kanë ndarët pikët në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020. Ndeshja që u zhvillua në Elbasan Arena, përfundoi me rezultat 2-2.
Pas vetëm gjashtë minutash lojë, Bekim Balaj e kaloi kombëtaren tonë në epërsi nga një asistim i Odise Roshit.
Por, mysafirët arritën t’i barazonin shifrat në 1-1, me golin e shënuar nga Cristian Martinez Alejo (18’) me asistimin e Joan Cervos. Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat, derisa në të dytën u shënuan edhe dy të tjera.
45 minutëshi i dytë filloi më keq për ne, pasi Alejo (48’) e përmbysi rezultatin.Por, Rey Manaj në minutën e 55-të e barazoi rezultatin në 2-2 dhe me këtë rezultat përfundoi takimi.
Franca e ka marrë pozitën e parë në Gurpin H me 22 pikë, Turqia me 20, Islanda me 16, Shqipëria me 13, Andorra me katër dhe Moldavia me tre sosh.
Shpresat për t’u kualifikuar kanë përfunduar për Kombëtaren tonë, por që kjo ndeshje duhej të fituar shkaku i një rangimi më të mirë në FIFA. /Telegrafi/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.